Çudia me Armando Dukën, e përfaqëson avokati i personit që dyshohet se i vuri tritolin në shtëpi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29.05.2022, 00:46

Çudirat në Shqipëri s’kanë fund dhe këtë herë, e radhës vjen nga, presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka, i cili po përballet me akuzat e manipulimit të zgjedhjeve që i dhanë mandatin e 6 në krye të institucionit të futbollit.

Në gjyqin e Dukës kundër Dritan Shakohoxhës për manipulimet gjatë procesit zgjedhor tre muaj më parë, panorama raporton se përfaqësuesi ligjor i tij është avokati Ilia Ilia. Ky i fundit po merret me të gjitha çështjet për të cilat është akuzuar Duka, por njëkohësisht, i njëjti avokat, rezulton të jetë avokati mbrojtës edhe i Arlen Hasanajt.

Hasanaj është në burg për ngjarjen në Durrës, ku dyshohet se vuri një sasi tritoli në derën e banesës së presidentit Duka.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit