Real Madridi “mbret” i Europës, mposht në finale Liverpoolin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 28.05.2022, 23:38

Real Madridi vazhdon të "mbretërojë në Europë duke vendosur diktatin e frikshëm. Spanjollët mundën sonte në finalen e Champions League Liverpoolin me rezultatin 1-0. Vinicius JR ishte heroi i Realit të Madridit me golin e vetëm që vulosi sfidën.

Liverpool u përpoq, por bëri shumë pak për të përmbysur skuadrën spanjolle.

Kështu, Real Madrid fiton trofeun e 14-të të Champions League, ndërsa Ançeloti i pari trajner që fiton 4 trofe të Champions, përkatësisht me Milanin 2 dhe me Realin 2.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit