Finalja e Championsit/ Mbyllet pjesa e parë, VAR i heq golin Real Madridit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 28.05.2022, 22:30

Po luhet aktualisht finalja e Champions League mes Liverpoolit dhe Real Madridit. Aktualisht ka përfunduar pjesa e parë. Madrilenët mund ta kishin mbyllur në avantazh pjesën e parë, por VAR i hoqi golin Benzemasë.

Episodi:

Minuta e 43′ Harkim nga e majta i Alaba, Benzema merr topin në zonë, me pas e dërgon në qendër. Aty Alison nuk kontrollon dot si duhet dhe topi kthehet të Benzema i cili gjuan në portën e boshatisur dhe shënon. Por ai sinjalizohet në pozicion jashtë loje dhe nis një pritje e gjatë e sistemit VAR.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit