Nëna dhe dy vajzat humbën jetën në Fushë-Arrëz, fqinjët: Kanë mbetur vetëm dy djemtë e mitur!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.05.2022, 22:07

Tre anëtarë të familjes Kola, nëna dhe dy vajzat, humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në Fushë-Arrëz.

E ëma Prendusha dhe dy vajzat Sidorela e Emiljana Kola, u gjetën pa shenja jete në tualetin e shtëpisë. Gjithçka ndodhi, kur njëra prej vajzave ra në kontakt me rrymën teksa ndodhej në dush.

Mamaja dhe vajza tjetër vrapuan që t’i jepnin ndihmë, por fatkeqëaiaht edhe ato ranë në kontakt me rrymën elektrike dhe humbën jetën.

Një nga fqinjët e familjes thotë:

Kanë qenë njerëz të mirë, familje e mirë. Gruaja punonte. Kanë qenë të varfër, të lodhur kanë qenë. Shtëpi, si shtëpitë e fshatit, aty i kanë. Kanë ardhur këtu tek pallatet e shtetit. Ka lënë dy djem dhe burrin. Djemtë janë të vegjël. Boll njerëz të urtë. Familje me halle, por të mrekullueshëm. Duke jetuar me gjak të zemrës. Kanë dhe dy djem

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit