Kaos jashtë stadiumit, shtyhet finalja e Champions League

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 28.05.2022, 21:16

Finalja e Champions-it është shtyrë fillimisht me 15 minuta teksa së fundmi është vendosur që të fillojë në 21:30.

Arsyeja? Nuk janë futur të gjithë tifozët në stadium, për shkak të problemeve dhe kaosit në hyrje, një përqindje e konsiderueshme e anglezëve kanë mbetur jashtë, ndaj dhe autoritetet janë detyruar të marrin këtë vendim, deri sa të futen të gjithë.

Gjithashtu është shtyrë dhe ceremonia hapëse prej 5 minutash, e cila pritet do të startojë në orën 21:25.

Skuadrat janë detyruar të dalin edhe njëherë në nxehmje. Këto janë të rejat e fundit që vijnë nga Parisi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit