Dalin pamjet e veturës së djegur të Butës, dyshohet se kjo ishte arsyeja e vrasjes në Ferizaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.05.2022, 21:19

Vëllai i këngëtarit kosovar“Buta”, Qëndrim Jonuzi, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për vdekje Gazmend Hysenin, shokun e tij të fëmijërisë dhe të rinisë.

Ngjarja sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj dyshohet se ka ndodhur pasi viktima Gazmend Hyseni, i njohur në qytet si “Strella”, ia kishte djegur rreth dy muaj më parë veturën e tipit “Mercedes”, Betimit, që e thërrasin “Buta”.

“Pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij për të cilën i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me ta takuar të ndjerin shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, me ç’rast si pasojë e të shtënave, nga plagët e marra ndërron jetë”, shkruan në dosjen e Prokurorisë së Ferizajt.

Ndërkohë Insajderi i ka siguruar pamjet ekskluzive të veturës së djegur të këngëtarit ferizajas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit