Shokohet shitësja vlonjate, një grua kalon para dyqanit dhe i gjuan me gur

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.05.2022, 21:01

Një ngjarje vërtetë e habitshme ka ndodhur në Vlorë. Bëhet fjalë për zonën e njohur si “Muradie” në qytetin bregdetar. Shitësja e një dyqani veshjesh ka ngelur e shokuar kur pa asnjë shkak një grua ka hedhur një gur në brendësi të dyqanit ku ajo punonte.

Sipas videos që ka mbërritur pranë redaksisë së Joq Albania, shikohet se si pa asnjë motiv të dukëshëm, një gua e panjohur sapo ka kaluar para dyqanit ka hedhur një gur brenda tij. Si pasojë e këtij veprimi, raportohet se nuk ka të lënduar por vetëm gërvishtje të parketit të dyqanit. Ndërkaq qytetarja që ka dërguar videon pranë redaksisë raporton se po e njëjta grua disa ditë më parë i ka bërë foto dyqanit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit