Breshër i fuqishëm në qytetin e Ohrit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.05.2022, 19:21

Pasditen e sotme Maqedonia është përfshirë nga mot i paqëndrueshëm i cili është përcjellë me breshër të fortë.

Pamjet tregojnë se liqeni i Ohrit është “zbardhur” nga breshëri, për të cilin vendasit thonë se ishte në madhësi sa një top tenisi.

Qendra për Menaxhimin e Krizave u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet dhe daljet rreth lumenjëve.

Ka mundësi që uji i lumenjëve të jetë i rrëmbyeshëm dhe i rrezikshëm, pasi në disa pjesë të vendit pritet të bie shi edhe ditën në vazhdim.

Qendra Hidro Meteorologjike njoftoi se këtë fundjavë vendi do të preket nga paqëndrueshmëria meteorologjike, me reshje të rrëmbyeshme, stuhi dhe erëra të forta, lokalisht në formë stuhie, shtrëngatash dhe me mundësi breshëri.

Të dielën temperatura ditore do të ulet me disa gradë, ndërsa nga e hëna do të ulet paqëndrueshmëria meteorologjike dhe do të mbizotërojë mot më i ngrohtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit