Messi shfryn ndaj Laportës: Boll fole për mua!

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 28.05.2022, 15:28

Messi është lodhur nga zërat që dalin nga presidenca e Barcelonës në lidhje me argjentinasin. Sipas asaj që raporton prestigjozja spanjolle “Marca”, në orët e fundit sulmuesi i PSG-së ka telefonuar presidentin e Barcelonës Joan Laportën duke i thënë që ta frenojë së komentuari për të.

Madje, fantazisti i PSG-së ndihet njëkohësisht i përdorur nga miliarderi spanjoll, i cili edhe pse e dinte shumë mirë situatën financiare te Barcelona e përdori imazhin dhe mundësinë e rinovimit të Mesit në “Kamp Nou” vetëm për të marrë votat që i duheshin për presidencën dhe më pas ta lëshonte rrugëve të Parisit ish-numrin 10.

Burimet në fjalë flasin për një telefonatë nervoze mes Laportës dhe babait të Lionelit, me Horgen Mesin i cili ka kërcënuar se do të ndërmarrë hapa ligjorë, nëse presidenti i Barcelonës vazhdon të komentojë situatat e “Pleshtit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit