”Levica”: Inspektime për flamurin shqiptar në stadiume dhe përmendoren e Xhemë Gostivarit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.05.2022, 14:25

Partia “E Majta” ka dorëzuar nismën në Agjencinë për Rini dhe Sport për kryerjen e mbikqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese kundër FC Shkupi dhe FFM-së. Sipas “Levicës” nga ana e grupit të tifozëve të FC Shkupi në ndeshjen kundër Akademija Pandev më 17 Maj të këtij viti, janë shfaqur flamuj të Shqipërisë kurse nuk është vendosur flamuri I RMV-së, që sipas tyre, shkelen nenet 7, 15, 16 dhe 17 të Ligjit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Maqedonisë,raporton klanmakedonia.

Për këto shkaqe dhe përmes nismës dorëzuar në Agjencinë për Rini dhe Sport, “Levica” kërkon të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore kurse pas konstatimit të situatës faktike, të miratohet akte përkatëse.

Ndryshe, kohë më parë, “Levica” dorëzoi në Ministrinë e Kulturës edhe nismën për kryerje të mbikqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese, kundër Komunës së Gostivarit, me qëllim të konstatimit të ligjshmërisë për ngritjen e përmendores së Xhemë Gostivarit në fshatin Simnicë të kësaj komune.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit