Bayerni pranë goditjes së madhe, gati firma me Mane

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 28.05.2022, 12:56

Sadio Mane pritet të ndryshojë destinacion pas finales së sotme në Champions League. Ylli senegalez është afër arritjes së një marrëveshjeje trevjeçare me Bajernin e Mynihut dhe pritet t’u kushtojë 30 milionë euro gjermanëve

Mane do të hyjë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij me Liverpoolin në qershor, me Barcelonën dhe PSG-në në pritje.

Por duket se Bajerni është në “pole” për të blerë ndërkombëtarin senegalez, me gazetën franceze “L’Equipe” që pretendon se ai është afër arritjes së një marrëveshjeje me skuadrën e Bundesligës.

30-vjeçari do të ketë një tarifë transferimi prej 30 milionë eurosh.Drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamixhiç, kishte takuar agjentin e lojtarit për të shprehur interesimin e klubit. Palët duken afër marrëveshjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit