Vërshime në minierën Suvodoll pas stuhisë së djeshme, gërmimi i qymyrit vazhdon në kushte të vështirësuara

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.05.2022, 12:43

Moti i keq nga shiu dhe breshëri shkaktoi vërshime të mëdha në minierën Suvodoll, prej ku merren sasitë më të mëdha të qymyrit për REK Manastir. Moti i keq që e kaploi rajonin e minierës shkaktoi ujëra të mëdha në tokën përreth dhe në pozicionet ku janë locuar eskavatorët e mëdhenj dhe sisteme për transportimin e qymyrit. Kombinati për momentin punon me të gjitha resurset njerëzore dhe teknike të cilat i posedon për sanimin e situatave dhe të gërmimit të pandërprerë të qymyrit, i cili megjithatë zhvillohet nën kushte të rënduara.

Udhëheqësi i prodhimit në Minierat – REK Manastir, Dimitar Petkovski, deklaroi se po punohet në kushte të vështira dhe se të punësuarit që prej dje janë shpërndarë në detyra të jashtëzakonshme në pritje të motit të keq dhe reshjeve të shiut, të cilat sipas parashikimeve do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

“Gërmimi i qymyrit dhe edhe më tutje po zhvillohet, i vështirësuar, por po vijon, procesi i gërmimit të qymyrit nuk është ndërprerë dhe po bëjmë gjithçka që të përballemi me ujin e madh që vjen në vendet e burimit”, tha Petkovski.

REK Manastir ka përvoja negative me reshje të dendura në miniera. Dy vjet më parë, stuhitë e forta dhe shiu përmbytën plotësisht fushat e gërmimit me qymyr dhe paralizuan ekskavatorët dhe makineritë e tjera, pas së cilës u desh një kohë e gjatë për të pompuar ujin dhe baltën e krijuar, për të lejuar qasjen dhe kthimin e procesit të nxjerrjes së qymyrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit