Vëllai i Butës ndalohet nën dyshimin për vrasje, Prokuroria: Motivet nuk dihen ende

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.05.2022, 12:38

Prokuroria e Ferizajt ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni në Ferizaj, për të cilën dyshohet se dorasi është Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta.

Rasti sipas tyre ka ndodhur rreth orës 00:53 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, tek marketi “Euro Market”

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me datë 28 Maj 2022, rreth orës 00:53 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, tek marketi “Euro Market” kishte të shtëna me armë zjarri dhe sipas informacioneve të para dyshohet se personi me inicialet Q.J., ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G.H., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, njofton Prokuroria.

Prokuroria ka bërë të ditur se Qëndrim Januzi është ndaluar për 48 orë, shkruan Paparaci.

Kurse, motivet për këtë ngjarje të rëndë sipas prokurorisë ende nuk dihen.

“Motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen, ndërsa, i dyshuari “Q.J “ me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kurse, trupi i pa jetë i viktimës, me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, shkruhet tutje.

Prokuroria ka thënë se për të njëjtin do të kërkojë caktimin e paraburgimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit