Gabon kryeparlamentari: Ngatërron babain e Hysni Gucatit me djalin e tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.05.2022, 18:57

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ia ka huqur emrin e babait të ndjerë të Hysni Gucatit me atë të djalit të tij, teksa ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Avdullah Gucatit.

“Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Musli Gucatit, babait të luftëtarit të lirisë, Hysni Gucati. Bacën Musli do ta kujtojmë si një prind të dashur e fisnik dhe frymëzues të brezave me patriotizëm dhe atdhedashuri”, shkroi në postimin e parë kryekuvendari. Më pas, Konjufca ndryshoi postimin. Musli Gucati është i biri i Hysni Gucatit, ndërsa Avdullah Gucati është babai i ndjerë i tij. Përgjatë ditës, i biri i ish-kreut të OVL-UÇK-së bëri të ditur lajmin për vdekjen e Avdullah Gucatit.

“Të dashur familjarë, miq dhe shokë sot Gjyshi Avdullah Hasan Gucati ndërroi jetë. Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë”, njoftoi ai në ‘Facebook’.

Para disa ditësh, Hysni Gucati ishte për vizitë tek babai i tij në Kosovë, në kohën kur tashmë i ndjeri ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit