Finalja e Championsit, Salah kërkon “hakmarrjen” ndaj Reali Madridit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 27.05.2022, 18:55

Mohamed Salah po e përjeton më shumë se kushdo finalen e Championsit ndaj Real Madridit që do luhet nesër në mbrëmje. Sulmuesi egjiptian, i cili është gati për të luajtur titullar, vuan ende kujtimin e finales së vitit 2018, kur Liverpooli i tij humbi dhe ai u largua nga fusha i dëmtuar pas ndërhyrjes së Ramos.

Salah ka edhe një vit kontratë në “Anfield Road” por nuk ka rënë ende dakord për të rinovuar. Gjithsesi. 29-vjeçari thotë se detajet e bisedimeve nuk kanë rëndësi përpara një ndeshjeje kaq të rëndësishme sa finalja e Champions-it, përballë një rivali që ai më shumë se çdokush tjetër në skuadër e do të mundur nesër në Paris.

Salah tha:

Nuk kam fokusin te kontrata. Nuk dua të jem egoist. E kam thënë dy muaj më parë: tani ka rëndësi vetëm skuadra. Jam thjesht i përqendruar tek ekipi. Dua të fitoj sërish Ligën e Kampioneve. Dua të shoh Hendersonin që të ngrejë trofeun edhe një herë tjetër dhe shpresoj që më pas të ma kalojë mua. Por unë do të qëndroj këtu sezonin e ardhshëm sigurisht. Do të qëndroj”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit