Flia bëhet “mollë sherri” mes fqinjëve, gjuhen me shishe

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.05.2022, 18:28

Një mosmarrëveshje mes dy fqinjëve në fshatin Gracë të komunës së Vushtrrisë është raportuar mbrëmë, ku pas një diskutimi verbal, njëri nga ta ka eskaluar në sulm fizik.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të një shtëpie të cilën e kishte blerë një shqiptar nga një serb.

Pasi 61-vjeçari serb kishte shkuar për vizitë te një fqinje e tij, në rrugë kishte takuar blerësin e shtëpisë i cili e kishte pyetur se çfarë po bënin në shtëpinë e tij.

Më pas i njëjti ishte ankuar se ata po ia ndotin pronën me mbeturina, duke i thënë “Po dhezni zjarr e po pjekni flia dhe po ma mbushni shtëpinë bërllok”.

Pasi Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë deklaratat e palëve të përfshira në rast, 61-vjeçari ka deklaruar se ka tentuar t’i ikë konfliktit, duke i thënë se nuk dëshiron probleme, por atëherë sipas tij, shqiptari e ka gjuajtur me një shishe të cilën e kishte në dorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit