Vrasja në Veri: Para se të vdiste, avokati telefonoi fqinjët për ndihmë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.05.2022, 16:06

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në një familje në veri të Mitrovicës, ku një person dyshohet se ka vrarë vëllain binjak 29-vjeçar dhe babain e tij, avokatin Milan Bigovic. I riu Marko Bigovic, i cili dyshohet se vrau familjarët e tij me thikë, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, ndërkohë që kanë dalë detaje tronditëse. Krimi në këtë familje ndodhi derisa njëri nga viktimat ishte në gjumë. Marko po dyshohet se theri me thikë vëllain i tij derisa ishte në gjumë, e pastaj babain, duke u shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Por si u njoftua Policia për këtë rast të rëndë?

Sipas gazetes Sinjali, Policia e mori informacionin nga një qytetar, i cili i njoftoi se në një banesë në rrugën “Krajli Petra”, është një rast i dhunës në familje dhe ka mundësi që dikush ka pësuar tragjikisht.

Me të marrë informacionin, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në katin e dytë të banesës kanë gjetur të dyshuarin Marko Bigovic, i cili ka therur me thikë për vdekje babain dhe të vëllanë. Ky i fundit, siç mëson Sinjali është vrarë derisa ka qenë në gjumë, ndërsa babai ka pasuar lëndime të rënda, e të cilave nuk ka mundur t’u bëjë ballë.

Qytetari që e denoncoi rastin në Polici fillimisht ishte telefonuar nga avokati Milan Bigovic, i cili i ka kërkuar ndihmë për shkak të plagëve që ka marrë nga goditjet me thikë nga i biri.

Në momentin që Policia doli në vendin e ngjarjes, avokati u dërgua për trajtim mjekësor, por fatkeqësisht përkundër intervenimeve, humbi jetën.

Djali i tij që po dyshohet për këtë krim të dyfishtë me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Sinjali mëson se i njëjti është përdorues i narkotikëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit