Nesër finalja e Championsit/ Ançeloti “kërcënon” Liverpulin: Më erdhi sërish shansi!

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 27.05.2022, 15:00

Do të luhet nesër në mbrëmje në orën 20:45, finalja e Champions League mes Real Madridit dhe Liverpulit. Për trajnerin Real Madridit, Carlo Ancelottin, kjo finale ka një rëndësi të veçantë, pasi ai ende nui e ka harruar përmbysjen e çmendur në vitin 2005, kur drejtonte Milanin.

Ançeloti tha:

Kujtoj se në karrierën time si lojtar dhe trajner në Ligën e Kampioneve jam përballur disa herë me Liverpulin. Hera e parë ka qenë në vitin 1984 në finalen e humbur në Romë. Nuk kam luajtur në atë takim sepse isha i dëmtuar. Më pas erdhën dy finalet me Milanin në vitet 2005 dhe 2007, kur isha trajner. Tani do të jemi sërish përballë. Ata kanë një skuadër të madhe, luajnë në nivele mjaft të larta, ndaj është një kënaqësi e veçantë përballja me ta.
Në vitin 2005, në finalen me Milanin, kam pasur skuadrën më të mirë që kam drejtuar ndonjëherë. Për fat të keq, në futboll ka situata të paparashikuara, që nuk mund t’i kontrollosh. Edhe sot e kam të vështirë ta shpjegoj. Por e mira është se në futboll të jepet gjithnjë një shans. Mua m’u dha me Milanin në vitin 2007, ndërsa kam dhe një tjetër shans nesër."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit