Ai gjendet në Hagë, vdes babai i kreut të OVL-UÇK-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.05.2022, 14:47

Ka ndërruar jetë babai i Hysni Gucatit, Avdullahu.

Këtë e ka bërë të ditur djali i kreut të OVL-së, Musli Gucati, shkruan lajmi.net.

“Të dashur familjarë, miq dhe shokë sot Gjyshi Avdullah Hasan Gucati ndërroi jetë. Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë”, ka shkruar Musli Gucati.

Kujtojmë se para disa ditësh Hysni Gucati ishte për vizitë tek babai i tij në Kosovë që atë kohë ishte i sëmurë rëndë.

Menjëherë pas disa ditësh, Hysni Gucati u dënua me katër vite e gjysmë burg nga Gjykata Speciale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit