Buffon: Milani nuk ishte skuadra më e fortë e Serisë A, Juve dhe Inter qëndronin më lart

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 27.05.2022, 13:30

Milani u shpall kampion këtë edicion të Serisë A, duke mposhtur konkurencën e Interit. Një titull i diskutuar deri në javën e fundit, që në fund pa ekipin e Piolit të ngrinte lart trofeun.

I pyetur në lidhje me këtë temë, portieri legjendar, Gianlugi Buffon u shpreh se Milani nuk ishte skuadra më e fortë e kampionatit. Sipas tij, Juventusi dhe Interi kanë qenë më të forta..

Buffon tha:

Milani ka qenë skuadra më e aftë e këtij sezoni në Serinë A, por nuk ka qenë më e forta. Juventusi dhe Interi, sipas mendimit tim, kanë qenë më superiorë se Milani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit