Ohri dhe Struga në krizë për kamarierë në prag të sezonës verore turistike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.05.2022, 10:29

Në prag të sezonit turistik, Ohri dhe Struga po vuajnë për të gjetur punonjës nëpër kafene dhe restorante. Kamarierë, kuzhinierë, shitës e kështu me radhë, gjithnjë e më vështirë po gjenden nëpër qytet.

Ky problem ka filluar tanimë disa vite, ndërsa pandemia, kriza dhe ikja e të rinjve e ka rritur edhe më tepër. Mungesa e fuqisë puntore është prezente edhe në qytetet tjera por duke patur parasysh se po hyjmë në sezonë verore, presioni më i madh ështënë vendet turistike.

Më së shumti të rinjtë për të punuar në bregdet, në vend se në Strugë e Ohër, ata ikin për të punuar në Kroaci. Ky është destinacioni më i preferuar për të rinjtë nga Maqedonia. “Arsyeja kryesore është paga më e lartë të cilën ne këtu nuk mund t’ua japim”, thotë për DW, Maja Bakallova nga esnafi i çarshisë në Ohër.

Të gjithë duan punë në bregdet

Në dyert e shumë dyqaneve në çarshinë e Ohrit mund të vërehen shënime “Kërkojmë punëtor/e”, por shumë vështirë të mbushen këto vende të zbrazta. Nëse më herët gjatë kohës së verës në Ohër vinin numër i madh i punëtorëve nga qytetet më të vogla por edhe nga Shqipëria, sivjet ky numër është më i vogël.

“Ohri më nuk është destinacion tërheqës për punëtorët e qyteteve tjera. Ata kanë vendosur ët punojnë në Kroaci, ku punojnë në hotele, në anije, me paga mbi 1000 euro. Ne nuk mund të jemi kaq konkurent në pjesën e pagave, veçanërisht përshkak sezonës e cila zgjatë shkurt”, thotë Bakallova.

Kamarierë as për ilaç

Pasojat nga kriza më së shumti ndjehen në hotelieri, ku përshkak mos punës së kafeneve gjatë kohës së pandemisë, pjesa më e madhe e tyre ishin të detyruar të largojnë punëtorët. Tani, e kanë të vështirë të gjejnë të tillë.

“Gumëzhimi me fuqinë puntore është trend që e kemi vite mbrapa. Problemi deri tani mbuloheshte duke angazhuar nxënës të shkollave të mesme dhe studentë për punë sezonale, por edhe ata vështirë po gjejnë veten, sepse po ikin të punojnë jashtë vendit, më së shumti në Mal të Zi dhe Kroaci”, thotë Mihaill Mishev, kryetar i esnafit të restoranteve të Ohrit, transmeton Zhurnal.

Fuqia më e kërkuar punëtore

Hotelieria deri në vitin 2019 ka qenë një nga tre industritë me ritje më të shpejtë në botë, me rritje vjetore prej mbi 10%. Mesatarisht çdo i treti i punësuar punonte në këtë sektor. Anketa e vitit të kaluar e Dhomës Tregtare tregoi se në vitin 2020 ka patur ulje të të ardhurave në turizëm dhe hotelieri madje deri në 80%. Përshkak pasigurisë nga pandemia dhe mos punës së hoteleve dhe restoranteve, të punësuarit kanë ikur të punojnë nëpër sektore tjera sikurse transport dhe ndërtimtari. Nga fillimi i krizës, këtë sektor e kanë braktisur nga 4 deri në 20 mijë të punësuar. Para fillimit të sezonit turistik, hotelierët e kanë të vështirë të gjejnë kuadër të kualifikuar.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Punësim, në Maqedoninë e Veriut ka 8136 vende të lira pune, ndërsa pjesa më e madhe është në indstrinë përpunuese – 1733, në tregëtinë me pakicë dhe shumic 1389, në objekte akomodimi dhe veprimtari shërbimi me ushqim 987 ndërsa në lëmi administrative dhe shërbyese – 970. Punonjës të higjienës, shitësit, punëtorët e përgjithshëm dhe kamarierët janë fuqia më e kërkuar e punëtorëve. Për momentin ka 320 vende të lira pune për kamarier, mungojnë dhe 160 shankerë dhe 154 kuzhinierë, por nevoja reale për këto objekte hotelierike është shumë shumë më e madhe.

Ohri është pothuajse në krye të listës së qyteteve ku ka mungesë të punëtorëve pas Shkupit, Kumanovës e Tetovës. Në këtë vend turistik mungojnë 353 punonjës ndërsa në Strugë 143.

Kjo mungesë e fuqisë punëtore ka të bëjë me ikjen masive nga rajoni. Problem me punëtorët ka pothuajse në të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Kroacinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit