Jo vetëm Dybala/ Edhe Lukaku drejt rikthimit te Interi

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 27.05.2022, 08:46

Ditë të "nxehta" për Interin sa i përket merkatos. Duket se fitimi i titullit kampion nga rivalët e Milanit, ka shtuar ndjeshëm inatin në kampin zikaltër dhe drejtuesit po mendojnë për të përforcuar ndjeshëm skuadrën, sidomos repartin e sulmit.

Kur duket afër firmës, Interi bëhet gati edhe për një tjetër goditje të madhe. Lukaku po rikthehet. Mediat italiane kanë raportuar sot se tashmë ka bisedime konkrete mes përfaqësuesve të Interit dhe atyre të Lukakut.

Takimi i djeshëm me Federiko Pastorelon, përfaqësuesin e tij në Itali, ka qenë vetëm hapi i parë pasi pritet që të ketë një takim tjetër me avokatin e sulmuesit belg. Aty do të mësohen më shumë gjëra rreth mundësisë së kthimit të Lukakut dhe nëse ky i fundit është në gjendje që të bindë Çelsin të mos bëjë kërkesa të tepruara për ta lënë të largohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit