Tre muaj pa rroga, infermieri: Gjermani, ta pafsha hajrin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.05.2022, 21:44

Bluzat e bardha në Kosovë kohët e fundit kanë shumë ankesa e pakënaqësi për mënyrën se si po trajtohen nga institucionet e vendit. Vazhdimisht ka ankesa, protesta e paralajmëtime për greva. Në shumë raste, ata po e shprehin revoltën e tyre edhe në rrjetet sociale.

Kështu Hatib Vuçitërna, një infermier nga komuna e Rahovecit, ka paralajmëruar ikjen drejt shteteve të perëndimit, për shkak të gjendjes së rëndë të punës.

Ai thotë se infermierët nuk kanë marrë rroga për disa muaj dhe për këtë së fundmi mbajtën edhe një protestë.

Vuçitërna, është shprehur i pakënaqur me Qeverinë Kurti. Ai ka thënë se se në kohën e pandemisë infermierët shquheshin si heronj, ndërkaq tani, të njëjtit nuk paguhen për tre muaj sa ishin të angazhuar.

Reagimi i plotë i infermierit:

"Infermiert kan me ja nis me u bo të mërzitshëm për disa, se kan me ja nis me thon na lodhën kta me kto ankesa!

3 muj pa rroga edhe kur i nin do “Hajt se ja u lshojn krejt perniher 💸”.

Kur ke koha e pandemis Covidi tu i tubu krejt valla “Heroj jeni”, sa njeri tu thon a mun ma bon infuzionin nshpi se Familjari o pozitiv edhe osht n’izolim. (Jemi shku tu rreziku veten e familjen e vet nuk e dishum as ku jemi tu hy) veq me ju dal ndihmë qdo njonit.

Kujdestarit e natës pom doket hala jan tu ushtu vesht prej zhurmës “Alarmave t’autoambulances” e zhurmës të oksigjenit dhe aparaturave Monitoruese.

Qeveri e Hajrit???

Gjermani ta pafsha Hajrin, vllaun e kam Infermier , data 01.06.2022 niset për te ti, pritum se edhe une e shum koleg të mi qasaj rruge jem👋🏻

Shëndeti me rëndsi!"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit