Manaj: Ëndërroj rikthimin te Interi, ja mbrojtësi më i fortë në Itali

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.05.2022, 21:18

Rey Manaj ka qenë një nga lojtarët më të spikatur këtë sezon te Spezia në Serinë A. Sulmuesi shqiptar ka shënuar gola duke ndihmuar ekipin e tij të qëndrojë në elitën e futbollit italian.

Futbollisti shqiptar i cili shënoi 5 gola me peshë për mbijetesën, ka dhënë një intervistë ku tregon se edhe idetë për të ardhmen i ka shumë të qarta. Gjithashtu Rei zbulon edhe mbrojtësin më të fortë që është përballur në Itali.

Manaj shprehet:

Ishte një objektiv i vështirë për t’u arritur në fillim të sezonit, por mendoj se e menaxhuam dhe e arritëm lehtë atë. Do të falënderoj gjithë jetën Roberto Mançinin për mundësinë që më ka dhënë duke më dhuruar debutimin në Seria A me Interin. Dhe nëse doni, tani e ëndërroj një rikthim tek Interi. Mbrojtësi më i fortë që më ka markuar? Po ju them dy, Kielini e Shkriniar. I pari më shumë,pasi ka eksperiencë dhe një fizik monumental, gjigant, por mbi të gjitha në nivel markimi mendoj se nuk e bën askush si Xhorxho.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit