Jeton Shaqiri: Në vitin e ri shkollor nxënësit do të mësojnë me tekste digjitale e poashtu edhe të shtypura

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.05.2022, 20:12

Duke iu përgjigjur një pyetjeje parlamentare, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri konfirmoi se nxënësit që e nisën vitin e kaluar me konceptin e ri të dixhitalizimit, vitin e ardhshëm shkollor do të mësojnë si nga tekstet digjitale ashtu edhe ato të shtypura.

“Ju e dini që koncepti që ka nisur vitin e kaluar në klasën e parë dhe të katërt duhet vazhduar. Materialet e nevojshme janë bërë në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit. Nga materialet shkollore për të katërtën dhe të pestën, vitin e kaluar kishim vetëm për të katërtën. Ministria mejëherë filloi me shpalljen e konkursit për aplikimin e autorëve për prodhimin e materialeve”, tha Shaqiri.

Ministri Shaqiri tha se kur të jenë gati këto materiale shkollore do të njoftohet opinioni dhe do të përcaktohet mënyra se si do të jenë në dispozicion këto materiale.

Deputetja Bllagica Lasovska nga OBRM-PDUKM, e cila e bëri pyetjen, e përshëndeti planin e Ministrisë së Arsimit për të mos përjashtuar tekstet e shtypura plotësisht dhe propozoi të pranohet modeli kroat, e jo ai i propozuari nga ish-ministrja Carovska.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit