Futbollisti i Romës: Meritë për këtë trofe kishin edhe shqiptarët

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.05.2022, 17:51

Mbrojtësi i majtë i Romës, Leonardo Spinacola, ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në finalen e mbrëmjes së djeshme që skuadra e tij fitoi ndaj Feynordit 1-0 në Tiranë.

Pas suksesit të arritur me fanellën verdhekuqe duke fituar Ligën e Konferencës, futbollisti italian foli për të përditshmen “Corriere dello Sport”, duke treguar emocionet e finales.

Ai tha:

Roma është kampione dhe kjo është ajo që ka më tepër rëndësi për mua. E shijuam atë publik të mrekullueshëm. Meritë për këtë trofe kishin edhe tifozët shqiptarë që na mbështetën. Tifozët e Romës janë fantastikë si gjithmonë, por duhet të përgëzoj edhe shokët e skuadrës sepse luftuan në çdo pëllëmbë të fushës për të arritur suksesin në këtë finale kaq të rëndësishme për të gjithë ambientin romanist.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit