Sot dalin 100 eurot për sektorin privat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.05.2022, 15:21

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sapo është kryer pagesa e shtesës prej 100 euro, për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat.

Ministri Murati tha se 220 mijë persona sot do të pranojnë në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu tha se kanë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt, për të cilët pagesa kryhet në muajin qershor.

Qeveria e Kosovës pati marr vendim që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, sektorin publik, atë privat si dhe për studentët.

Kjo ndihmë erdhi si vendim nga Pako Emergjente, pasi ngritjes së madhe të çmimeve në vend dhe situatës së krijuar në gjithë botën si pasojë e luftës në Ukrainë.

Njoftimi i plotë

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sapo është kryer pagesa e shtesës prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat (atyre që nuk marrin paga nga buxheti i shtetit.

Praj gjithsej 220 mijë persona sot do të pranojnë në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro.

Janë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt, për të cilët pagesa do të kryhet në muajin qershor, me kusht që vazhdojnë të jenë të deklaruar si punëtorë për së paku tri periudha tatimore (mars, prill, maj) nga punëdhënësi.

Qeveria është në anën e qytetarëve!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit