Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.05.2022, 10:19

Një ngjarje tragjike është shenuar dje në Klinë. Një person është gjetur pa shenja rreth orës 10:00.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima është shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti i u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Klinë.

“Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me të marrë informatën, njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit