Shenja që i bëri Abraham Mourinhos po bën xhiron e rrjetit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.05.2022, 09:56

Roma fitoi mbëmjen e djeshme 1-0 ndaj Feynordit, finalen e Conference League. Në momentin vendimtar të ndeshjes, kur Roma po fitonte 1-0, sulmuesi anglez i Romës, Tami Abraham fitoi me përvojë një faull të çmuar pranë pankinës verdhekuqe.

Deri këtu gjithçka në rregull, por kamerat kapin momentin kur sulmuesi, nga toka i shtrirë, i shkel syrin trajnerit të tij, Jose Mourinhos, si për t'i treguar se nuk ka asgjë serioze dhe se thjesht po vonon lojën. Pamjet po bëjnë xhiron e mediave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit