Emocionohet Mourinho: Me gjithë respektin për klubet e tjera, tani jam 100% romanist

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.05.2022, 08:24

Roma u shpall mbëmjen e djeshme kampion i Conference League, teksa mposhti në "Air Albania" të Tiranës skuadrën e Feynordit me rezultatin 1-0. Pas ndeshjes, entiziazmi në kampin e Romës ishte i madh dhe kjo u vu re edhe te trajneri Jose Mourinho.

Portugezi është parë gjithë mbrëmjen i përlotur dhe i emocionuar. Ai është shfaqur para kamerave të “Sky Sport” duke qarë, një moment që e ka cilësuar vendimtar për karrierën e tij.

Mou u shpreh:

Janë shumë gjëra që po kalojnë në mendjen time… e prisja këtë përjetim të njerëzve, janë unikë. Unë do qëndroj te Roma. Çfarë ka ndryshe nga fitoret e tjera kjo e fundit? Është shumë, shumë speciale, një gjë që të bën të përjetshëm. Në këtë moment mendoj për veten, por më shumë për këta romanistë që po bëjnë festë. Sigurisht që ndjehem romanist. Unë jam me të gjithë ata të cilët bashkë me mua bëjnë një familje, që krijojnë një objektiv, që janë bashkë në momente të vështira. Sot, me respektin më të madh për klubet e mia të vjetër, unë ndjehem romanist 100%”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit