Pa rrymë dhe ujë nesër disa komuna të Shkupit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.05.2022, 19:11

Pa rrymë nesër do të jenë shfrytëzuesit e komunave Sopishtë, Qendër, Aerodrom, Karposh, Çuçer Sandevë dhe Gjorçe Petrov, ndërsa pa ujë një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Qendër, Kisella Vodë dhe Saraj.

Siç bëri të ditur Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Shkup, pas njoftimit të pranuar nga EVN, për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike, nesër pa energji elektrike prej orës 8:30 deri 12 do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të locuar në rrugën nga fshati Sopishtë drejt fshatit Sonje e Epërme në Komunën Sopishtë.

Prej orës 9 deri në orën 12, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të bulevardit “VMRO” (përballë Postës) në Komunën Qendër, prej orës 9 deri në orën 15, shfrytëzuesit e rrugës “Ilia Dimovski – Goçe” në Komunën Aerodrom, prej orës 9 deri në orën 15, shfrytëzuesit e rrugëve: 1513, 1515 dhe krahu 2 nga rruga “Sasa” në lagjen Pintia në Komunën Karposh, prej orës 9 deri në orën 15, shfrytëzuesit e vilave në lagjen Pobozhjë në Komunën Çuçer Sandevë dhe prej orës 9 deri në orën 15, shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Bardovc (vendi i quajtur Rupa) në Komunën Gjorçe Petrov.

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Shkup, pas njoftimit të pranuar nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi, njoftoi se për shkak të mënjanimit të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Jordan Haxhinostatinov Xhinot” nr. 21, nesër prej orës 8:30 deri në përfundimin e intervenimit, pa ujë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës së njëjtë, si dhe një pjesë e bulevardit “Ilinden” dhe një pjesë e rrugës “Aminta Tre” (shtegu rreth parkut të qytetit) në Komunën Qendër.

Për shkak të mënjanimit të defektit në rrjetin e ujësjellësit në rrugën Dimo Haxhidimov nr. 64, prej orës 9 deri në përfundimin e intervenimit, pa ujë do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës së njëjtë, si dhe një pjesë e rrugëve “Boxhidar Axhia” dhe “Mihail dhe Eftivij” në Komunën Kisella Vodë.

Për shkak të zëvendësimit të rezervuarit për ujë në fshatin Kopanicë, prej orës 7 deri në përfundimin e aktiviteteve të punës, pa ujë do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave Kopanicë dhe Bukoviq në Komunën Saraj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit