Specialja i rrezon ankesat për shkeljen e të drejtave të Thaçit e Veselit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.05.2022, 18:33

Paneli i Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ia ka refuzuar edhe një ankesë Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Ankesa kishte të bënte mbi vendimin e gjyqtarit parprak francez i cili rrëzoi kundërshtimet e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së mbi ligjshmërinë e Dhomave të Specializuara si dhe për disa shkelje të të drejtave kushtetuese të të akuzuarve.

Apeli ka marrë vendim në një vijë me gjyqtarin paraprak, duke refuzuar kështu ankesat e Thaçit e Veselit.

Vendimi 42 faqe i panelit të Apelit tashmë gjendet në domenin publik të gjykatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit