Xhaferi: Çdokush ka të drejtë të dalë në protestë, nuk e lejoj që të përsëritet e kaluara

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.05.2022, 14:16

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për protestën e paralajmëruar të VMRO-DPMNE-së për më 18 qershor sot deklaroi se çdokush ka të drejtë të protestojë, se nëse është jashtë godinës së Parlamentit nuk është nën kompetencë të Kuvendit, si edhe se mund të garantojë se brenda Kuvendit nuk mund të përsëriten gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën.

“Lidhur me paralajmërimet, është e drejtë e kujtdo të protestojë dhe të bëjë thirrje për protestë. Jashtë Kuvendit nuk është kompetencë e Kuvendit, por e institucioneve”, tha Xhaferi në brifingun e sotëm me gazetarët.

Kryetari i Kuvendit shtoi se mund të garantojë se brenda në Kuvend nuk mund të përsëriten, siç tha, disa gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën.

Si kryetar i Parlamentit, Xhaferi nuk deshi t’u përgjigjet pyetjeve për 20-vjetorin e themelimit të BDI-së duke i drejtuar gazetarët të pyesin në parti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit