SKANDALI/ Erion Veliaj nxiti sherret e tifozëve! Hiqet posteri gjigant i Mourinhos nga Universiteti i Tiranës!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.05.2022, 13:09

Një poster gjigant i trajnerit të Romës, Mourinhos ishte vendosur në krye të Universitetit të Tiranës ditën e djeshme. Sot ky poster është zhdukur në mënyrë misterioze.

Posteri u propagandua edhe nga betë Erion Beliaj dhe Edi Rama, por pas trazirave të rrezikshme me tifozët e Feyenoord, posteri i vënë nga bashkia si i vetmi institucion që mund të ndërhyjë për dekorimin e qytetit, nuk duket gjëkundi.

Teksa kreu i qeverisë dhe bashkisë kanë treguar anësinë e tyre në këtë ndeshje, bie pyetja se kush e vendosi posterin mbi Universitetin e Tiranës kur institucionet shqiptare duhet të shmangin provokimin e tifozëve dhe të tregojnë paaanësi.

Posteri është hequr me kërkesë të UFEA-s, pasi është konsideruar si provokim i qeverisë dhe bashkisë shqiptare për disa foto propagande në Facebook.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit