Ky është i riu që u gjet pa shenja jete mbrëmë në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.05.2022, 09:41

Mbrëmë u raportua për një ngjarje e rëndë që ndodhi në Prishtinë, ku një i ri rreth moshës 25-vjeçare u gjet pa shenja jete në një banesë te ‘Kullat e arabëve’ në lagjen Kalabria (ish-Emshir).

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë njoftuar se personi i cili u gjet pa ndjenja e që më pas u konstatua vdekja e tij, është Lind Ibrahimi nga Gjilani.

Mësohet se për identitetin e të ndjerit kanë mësuar nga shoku i tij i cili i njoftoi për rastin, pasi që viktima nuk kishte asnjë mjet identifikues me vete.

Burimet thonë se shoku i Lindit kishte thirrur për ndihmë në Emergjencë, pasi këtij të fundit i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi i Emergjencës që doli në vendin e ngjarjes, konstatoi se personi rreth 25-vjeç, kishte ndërruar jetë.

Po ashtu lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët dolën menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme policore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit