Kurti e Vuçiç do të përballen sot në Davos

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.05.2022, 09:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të përballet në të njëjtin panel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Kurtin e Vuçiqin do t’i bëjë bashkë tryeza e quajtur “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” që mbahet të mërkurën sot.

Në takim do të jetë e pranishme edhe nënkryetarja e këtij institucioni, Gelsomina Vigliotti.

Se do të jenë pjesë e këtij paneli e kanë bërë të ditur përmes njoftimeve për media edhe nga zyra e Kurtit por edhe nga ajo e Vuçiqit.

As njëra e as tjetra nuk kanë treguar se në cilën ditë e orë mbahet diskutimi që i bën bashkë liderin kosovar me atë serb.

Kurti po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë.

Në këtë vend, shefi i ekzekutivit kosovar do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë, po ashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit