Berberi i Ballukut “ngop” me 15 milionë euro vëllain e kreut të Gardës Gramos Sako  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.05.2022, 21:44

Të jesh kreu i Gardës së Republikës në Shqipëri duket se përkthehet me marrjen e disa benefiteve ekstra. Njëri prej tyre përshmebull mund të jetë dhënia e një tenderi prej 15 milion eurosh vëllait tënd nga ana e vartësve të Belinda Ballukut. Dhe nuk bëhet pak por për plot 15 milion euro! Po si i ka marrë këto para vëllai i kreut të Gardës së Republikës?

Fare e thjeshtë. Nëpërmjet një tenderi që mban numrin e referencës REF-21794-03-10-2022. Objekti i tij është “Loti 3: Kontrata C – Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Juglindor” dhe ka si fond limit shifrën prej 1,455,726,087 lekë të reja pa TVSH ose rreth 15 milionë euro përfshirë TVSH.

Natyrisht do të mendonit se në një tender të tillë me këto vlera, gara duhet të ketë qenë tepër e fortë dhe me dhjetëra oferta. Por jo. Rezulton se i kualifikuari i vetëm dhe njëkohësisht fituesi është vëllai i kreut të gardës, Artan Sako dhe kompania e tij 2T. Pra kuptohet qartë se kemi të bëjmë me një mungesë totale të konkurrencës.

Ndërkaq vlera e ofruar nga firma 2T është 1,455,620,460 lekë të reja pa TVSH ose rreth 15 milionë euro përfshirë TVSH. Me një llogaritje të thjeshtë kjo vlerë del se është thuajse identike me fondin limit të këtij tenderi. Këto fakte e bëjnë këtë procedurë tepër të dyshimtë dhe të denjë për SPAK. Ndërkaq në media është përfolur shpesh se Artan Sako është edhe “ndërtuesi i pallatit të Linda Ramës”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit