Vuçiq: Kurti do të thonë gjëra të tmerrshme për Serbinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.05.2022, 20:54

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot dhe nesër po qëndron në Davos, ku po merr pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror.

I pyetur për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, presidenti i Serbisë tha se Kurti do të thotë se Putini i vogël do të bëjë luftëra në Ballkan me urdhër të Putinit të madh.

“Ai do të thonë gjëra të tmerrshme për Serbinë, e kam dëgjuar tashmë 500 herë. Dhe kjo është e tëra, kjo është retorika e tij. Edhe unë do të flas ashpër dhe kjo është e tëra. Për mua është e rëndësishme se kam pasur takime të rëndësishme këtu dhe se të gjithë po e shikojnë vetën, për të parë se si do të tejkalojnë këtë krizë. Për mua këto biseda janë të rëndësishme”, Vuçiq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit