Roma zbarkon në stadiumin e Tiranës, futbollistët prekin fushën

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 24.05.2022, 19:08

Skuadra e Romës ndodhet në Tiranë, pasi pret që nesër të luajë ndeshjen finale ndaj Feynordit në Conference League. Skuadra italiane ka zbarkuar edhe në stadiumin “Air Albania”.

Marash Kumbulla dhe shokët e tij, me në krye Zhoze Murinjo, zbritën në tapetin e blertë jo për t’u stërvitur, thjesht për të parë fushën dhe shijuar stadiumin kombëtar.

Mbrojtësi shqiptar u shfaq duke buzëqeshur nën shoqërinë e El Sharauit.

Ajo që ra në sy gjatë momentit që Roma preku tapetin e blertë të “Air Albania”-s, ishte shëtitja nëpër fushë e sulmuesit Tami Abraham, i cili bëri provat e tij edhe te 2 traversat e portave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit