Radha e Romës, Kumbulla me shokë zbresin në tokën shqiptare

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 24.05.2022, 17:16

Teksa Feynordi arriti në Tiranë rreth mesditës, tashmë ka qenë skuadra e Romës që ka zbarkuar në Rinas.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi italian tregon lojtarët verdhekuq teksa zbresin nga avioni. Marash Kumbulla me shokë janë tashmë në Tiranë.

Ekipi i Zhoze Murinjos tashmë do të niset nga aeroporti “Nënë Tereza” për të shkuar drejt Tiranës dhe të akomodohet në hotel ku në mbrëmje do zhvillojë njësoj si Feynordi stërvitjen e fundit para ndeshjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit