Bënë “kërdi” me vjedhjet në Gjakovë, arrestohen dy hajna

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.05.2022, 17:13

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka siguruar informata në rrugë operative- hetimore për disa persona të dyshuar në lidhje me rastet e vjedhjeve në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës.

Andaj, sot më datën 24.05.2022, hetuesit policorë në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kanë realizuar kontroll në tri lokacione të ndryshme me ç’ rast mbi bazën e dyshimit për veprat penale ”Vjedhje e rëndë” dhe ”Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve” kanë arrestuar: Z.M., viti i lindjes 1976 m/sh/k dhe M.Th., viti i lindjes 1974 m/sh/k.

Gjatë kontrollit Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me dhjetë copë fishekë të kalibrit të njëjtë si dhe një pushkë gjuetie me gjashtë copë fishekë.

Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, pas përfundimit të procedurave policore, dy prej personave të arrestuar ndalohen për 48 orë në ndalim policor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit