“Arritëm në Shqipërinë e bukur”, skuadra e parë finaliste mbërrin në Tiranë

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 24.05.2022, 15:34

Finalja e Conference League po afron dhe skuadra holandeze e Feynordit bëhet ekipi i parë që ka zbarkuar në Rinas.

Këtë e ka treguar vetë klubi me anë të një postimi në “Twitter”. Aty, klubi holandez shkruan: “Arritëm në Shqipërinë e bukur”.

Pritet që fillimisht ata të akomodohen në hotel dhe në mbrëmje të kryejnë seancën e fundit stërvitore në stadiumin "Air Albania".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit