Gjest i shëmtuar nga tifozët holandezë, përdhosin autobusin e Romës

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 24.05.2022, 13:46

Kur jemi rreth afro 24 orë nga dueli mes Romës dhe Feynordit, i vlefshëm për finalen e Europa League, sfida ka filluar të "nxehet". Janë pikërisht tifozët që priten të dhurojnë emocione dhe nga shkallët e stadiumit “Air Albania”.

Por si duket ka dhe nga ata huliganë që ndoshta mund të shkaktojnë probleme. Dy prej tyre, të cilët ishin holandezë, kanë përdhosur autobusin e skuadrës italiane, duke kryer nevojat e tyre dhe duke e filmuar këtë skenë, përballë hotelit ku do të grumbullohet skuadra e Romës në Tiranë. Një gjest i shëmtuar që është kritikuar masivisht në rrjetet sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit