LSDM: Përmes “TVSH-ja Ime” qytetarëve u janë kthyer 8 milionë euro

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.05.2022, 11:35

LSDM përmes institucioneve që i udhëheq zbaton masa me të cilat qytetarët u ofrojnë më shumë para, thuhet në kumtesën e kësaj partie.

“Vetëm përmes “TVSH-ja Ime” për tremujorin e parë të këtij viti, qytetarëve u janë kthyer 491.5 milionë denarë, ose gati 8 milionë euro”, njoftojnë nga LSDM.

Kjo masë e suksesshme, shtojnë nga atje, ka tre vjet që po arrin qëllimet e saj, përkatësisht promovimin e disiplinës tatimore, luftimin e ekonomisë gri dhe kthimin e parave tek qytetarët, gjë që është veçanërisht e mirëpritur në këtë kohë të krizës ekonomike globale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit