Pesë të lënduar në një aksident, përfshirë edhe një ushtar i KFOR-it

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.05.2022, 09:14

Një ushtar i KFOR-it është lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave në Kaçanik.

Kështu ka bërë të ditur KFOR-i përmes një komunikate për media, duke shtuar se janë lënduar edhe katër persona të tjerë.

Përmes njoftimit bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë e KFOR-it dhe një veturë private.

“Të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes, para se të transportoheshin në spital. Policia ushtarake ndërkombëtare e KFOR-it është duke hetuar shkaqet e aksidentit në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë, derisa shtohet se detajet tjera do të bëhen të ditura kur ato të jenë të gatshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit