Çair, përleshje me armë mes dy eprorëve të policisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.05.2022, 10:14

Në objektin hotilerik “Galaksia” në Cari ka pasur një përleshje ku janë përfshirë dy eprorë të lartë të policisë, shkruajnë mediat në gjuhën maqedonase.

Sipas raportimeve, në njërën anë është përfshirë Zv/drejtori i Byrosë për Siguri Publike i shoqëruar nga një person tjetër dhe nga ana tjetër një epror i Njësitit për Punë të Brendshme- Çair.

Për një moment eprori i NPB- Çair, është sulmuar fizikisht, ndërsa personi që ka qenë duke e shoqëruar Zv/drejtorin e BSP-së, ka nxjerrë armë zjarri dhe ka shtënë në drejtim të eprorit.

Në ato momenti ai ka thirrur zyrtarë policor të cilët janë nisur ta arrestojnë personin i cili ka shtënë me armë zjarri, por zv/drejtori i BSP-së, ka dhënë urdhër që i njëjti të lirohet menjëherë, njoftojnë mediat në gjuhën maqedonase, transmeton shenja.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe po punojnë në zbardhjen e rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit