Dështoi për Mbappe, Real Madridi hidhet në sulm për Sterling

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 24.05.2022, 08:32

Real Madridi prej kohësh ishte në ndjekje të Kylian Mbappe, por francezi rinovoi kontratën e tij me PSG-së. Nisur nga kjo situatë, "Los Blancos" kanë hedhur sytë nga një tjetër pistë. Ata po interesohen për yllin e Manchester Cityt, Raheem Sterling. Skuadra spanjolle do të bëjë një ofertë prej 58 milionë eurosh për lojtarin e Manchester Cityt.

Anësori është i gatshëm që të largohet nga Anglia, pasi nuk po luan rregullisht. Nga ana tjetër Reali beson se mund ta transferojë atë për shifrën e lartpërmendur. Kontrata e Sterlingut skadon në qershor të vitit 2023 dhe largimi nuk është i pamundur për anglezin që gjithashtu do i pëlqente një aventurë në Madrid.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit