Adnan Januzaj pranë firmës me Barcelonën

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 24.05.2022, 07:56

Barcelona prej kohësh është vënë në ndjekje të sulmuesit polak, Robert Levandovskit. Gjithsesi, për të arritur te ylli i Bayernit, nuk do jetë e lehtë, pasi ai kushton, por njëkohësisht ka dhe konkurencë. Alternativat nuk mungojnë dhe për repartin e sulmit po kërkohet një emër i ri.

Emri i radhës i piketuar nga trajneri Xavi Hernandez është ai i Adnan Januzajt, i cili është në vitin e tij të fundit të kontratës me Real Sociedad. Lojtari shqiptar i cili përfaqëson Belgjikën, nuk ka rinovuar me Sociedad dhe mund të jetë një zgjidhje pa shumë shpenzime për lojën në krah.

Lajmin e konfirmon e përditshmja katalanase “Sport”, ndërsa Barcelona po monitoron me kujdes tregun dhe po mendon për një lëvizje shumë më pak të bujshme, por që mendon se mund t’i zgjidhë disa probleme në repartin e avancuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit