Ky është pronari i objektit të laboratorit të drogës në veri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.05.2022, 20:47

Sot është raportuar për aksionin e zhvilluar nga Dogana, në asistim me Policinë e Kosovës, në fshatin Rudine të komunës së Zveçanit, në veri të vendit kundër prodhimit ilegal të kriptovalutave, por që rezultoi me zbulimin e një laboratori të drogës.

Siç raporton gazeta Sinjali, pronari i objektit ku u gjet laboratori për kultivimin e marihuanës në të cilin ishin të mbjella mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg, është Sinisha Nedeljkoviç.

Përveç emrit të pronarit, janë siguruar edhe pamjet e objektit ku u gjet laboratori i drogës, i cili është në ndërtim e sipër.

Përpos këtij objekti i cili është në ndërtim e sipër, mësohet se Nedeljkoviç është pronar edhe i një objekti tjetër, në qendër të Zveçanit.

Bëhet e ditur se derisa Policia dhe Dogana ishin në hyrje të lokalit ku duhej të ekzekutohej bastisja, ata kishin kontaktuar me Nedeljkoviç, i cili u kishte thënë se gjendet në Serbi dhe derën nuk mund t’ua hapë askush.

Ky aksion u konfirmua edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni vazhdoi me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit