Lista Serbe e mirëpret aksionin e Policisë në Veri: Dënojmë aktet kriminale të individëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.05.2022, 19:17

Lista Serbe ka mirëpritur aksionin e Policisë dhe Doganës së Kosovës në Zveçan me qëllim të luftimit të substancave narkotike.

Përmes një komunikate, Lista Serbe u shpreh se në emër të tyre dhe popullit serb ata “dënojnë veprime kriminale të individëve”.

“Lista Serbe mirëpret aksionin e policisë nga Rajoni-Veri, i cili u zhvillua sot me qëllim të luftimit të krimit në fushën e narkotikëve, i cili në radhë të parë i mbron rininë dhe fëmijët tanë nga kjo murtajë që shkatërron çdo shoqëri. Ky veprim tregoi se punonjësit e policisë së Qarkut-Veri kanë aftësinë dhe kapacitetin për të kundërshtuar krimin. Shfrytëzojmë rastin të theksojmë se në emër të Listës Serbe dhe popullit tonë dënojmë veprime të tilla kriminale të individëve”, thuhet ndër tjerash në reagim.

Tutje, LS u shpreh se gjithmonë do të japin mbështetjen e tyre ndaj aksioneve të tilla të cilat “nuk lejojnë që individë që me aktivitetet e tyre kriminale të kriminalizojnë gjithë veriun”.

“Ne i japim mbështetje të plotë policisë së Rajonit-Veri që të vazhdojë me veprime të tilla dhe të mos lejojë individë që me aktivitetet e tyre kriminale të kriminalizojnë gjithë veriun, ku jetojnë njerëz dhe mikpritës të ndershëm. Duam të bëjmë të qartë se sa herë që policia kryen veprime profesionale si kjo, gjithmonë do të ketë mbështetjen e Listës Serbe dhe qytetarëve tanë”, thuhet tutje në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit